United Hospital

Shpenzimet për vendime gjyqësore rriten për 20 milionë €

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet për vendime gjyqësore në kategorinë buxhetore të “Investimeve kapitale” janë rritur për 16075% në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Po ashtu shpenzimet prej 1613% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017 janë rritur edhe në kategorinë buxhetore për “Mallra dhe shërbime” e për 939% janë rritur shpenzimet për vendime gjyqësore në kategorinë buxhetore të identifikuar në raportin nëntëmujor të Ministrisë së Financave si “Shpenzime komunale”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Mbi 15.1 milionë euro janë shpenzuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti vetëm për pagesa të vendimeve gjyqësore për kontestet mes institucioneve dhe kompanive private gjatë realizimit të projekteve të ndryshme kapitale në vend. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (MF), të shpalosura në raportin nëntëmujor të buxhetit, shihet se për këtë qëllim shpenzimet u rritën për 16075% duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

FIDANISHTJA

Po ashtu edhe mbi 4.5 milionë tjera janë shpenzuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti vetëm për pagesa të vendimeve gjyqësore në kategorinë buxhetore për “Mallra dhe shërbime” e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje prej hiç më pak se 1613%. Në raportin nëntëmujor të buxhetit thuhet se sivjet për këtë qëllim institucionet shpenzuan për nëntë muaj hiç më pak se 4 milionë e 530 mijë euro, derisa gjatë nëntëmujorit të vitit paraprak u shpenzuan vetëm 260 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.