Mobi Casa

Shpenzimet e subjekteve politike jashtë kontrollit shtetëror

/ 1 minutë lexim

Partitë kryesore parlamentare kanë refuzuar t’i bëjnë publike burimet financiare, identitetin e personave fizikë dhe juridikë nga të cilët kanë pranuar kontribute, si dhe shumën që kanë planifikuar të shpenzohet për fushatën elektorale, shkruan sot Koha Ditore.

Raportim, mbështetur në ligj, nuk i kanë bërë as KQZ-së. Asnjë institucion shtetëror nuk monitoron shpenzimet që subjektet politike bëjnë në parafushatë.

RCCOLA

Shoqëria civile ka shtruar nevojën për ndryshime ligjore, të cilat do ta bënin përgjegjës Auditorin e Përgjithshëm për monitorimin financiar të subjekteve politike, e gjykatat për shqiptimin e gjobave.