UBT

Shpenzimet e Osmanit dhe të tjerëve në Presidencë për periudhën janar-qershor

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për në periudhën janar – qershor të këtij viti.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kabineti i saj (totali 19 persona), kanë shpenzuar 75 mijë e 226 euro gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të publikuara nga Presidenca.

Më së shumti para, Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit (48 mijë e 968 euro).

Për akomodim gjatë udhëtimeve kanë shpenzuar 12 mijë e 658 euro, ndërsa 9 mijë euro për karburante.

Në dreka dhe darka zyrtare, presidentja Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 3 mijë e 455 euro.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, një koktej protokollar me rastin e javës së gruas i ka kushtuar Presidencës 1 mijë euro.

Administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Presidencës, kanë shpenzuar afro 11 mijë euro prej janarit deri në qershor.

Këta, më së shumti kanë shpenuzar për karburante (7 mijë e 578 euro).

Për dreka dhe darka zyrtare, ata shpenzuan 2 mijë e 977 euro, ndërsa 371 euro u kanë kushtuar biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.