RCCOLA

Shpend Sylejmani ekonomi i FC Dritës i lumtur për titullin e kampionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e Dritës në kampionatin 2019/20 është shpallur kampione e Kosovës në futboll, për këtë sukses përpos futbollistëve, kryesisë së klubit, gjithashtu një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe ekonomi i këtij klubi, Shpend Sylejmani.

Sylejmani këtë vend të ekonomit e trashëgoj nga babai i tij, Naseri i cili plot 40 vite ishte pjesë e klubit të Dritës, tri vite ishte futbollist aktiv ndërsa plot 37vite nga viti 1982 ishte ekonom në FC Drita.

Me daljen në pension të Naser Sylejmanit, FC Drita e emëron ekonomë djalin e Naserit, Shpend Sylejmanin, i cili me punën e tij të disiplinuar dhe kualitative, ka bërë që shumë shpejt të jetë i dashur në mesin e futbollistëve.

RCCOLA

Për Shpend Sylejmanin titulli i fituar pas një viti si ekonom në FC Drita, është diçka e pa imagjinueshme.
“Çka kam faj unë që baba im më ka lind si Dritash, jam krenar që i takoj këtij klubi të madh e me traditë. Zoti i ruajt kryesinë e futbollistët për këtë dhuratë të madhe që na kanë dhuruar, është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh pjesë e ngjyrave “bardhekaltër”, ne jemi si një familje e madhe një për të gjithë dhe të gjithë për një, jemi të pa konkurrencë në futbollin e Kosovës në çdo aspekt”, ka bërë të ditur Sylejmani.

Sylejmani ka treguar edhe një sekret pasiqë ishte një tifoz i madh i Dritës, por tani punëtor tek skuadra e Dritës.
“Në shi e borë, në fortuna e diell që nga fëmijëria zemra ime ka qenë për Dritën, të gjithë futbollistët ndër vite i kam dashur e i kam respektuar por Xhevdet Shabani për mua është i veçantë, ai ka një zemër të madhe të futbollistit e të njeriut, për Xhevdetin jam në gjendje gjithçka të bëj ai është njeri i madh”.

Për Shpend Sylejmanin ekonomin e FC Dritës në lojën e futbollit nuk ka tjetër skuadër përpos Fc Drita, për të kjo skuadër është ushqimi i shpirtit./rajonipress/