Uji Dea

Shpend Ahmeti: Nëse Qeveria vazhdon me marrëveshjet, atëherë i duhet të arrestojë të gjithë deputetët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një lidhje telefonike më Ora News, është shprehur i vendosur se nuk do të tolerojnë asnjë moment në lidhje me dy marrëveshjet. Ai është shprehur se ‘nëse qeveria vazhdon me marrëveshjet, atëherë i duhet të arrestojë të gjithë deputetet,”

ARKATANA

“Janë arrestuar mbi 90 aktivistë të VV. Ky është një shtet policor, dhe policët janë këtu pa idenë se për cfarë po qëndrojnë. Ky është një 28 nëntor më i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët. Mbrëmë u publikua një sondazh, dhe shumica absoluta në Kosovë gati 70% janë kundër marrëveshjeve. Le ta cojnë këtë dokument në referendum dhe ta shohin cfarë mëbshtetje ka. Ata duhet ta mendojnë që ka një kosto politike, thjesht duam që ata të reflektojnë për këto marrëveshje. Ne nuk duam që Kosovë të ketë ndarje etnike, duam t`i heqim ato nenet diskriminuese, ne nuk do të pranojmë cështje që mbjellin pabarazi. Deputetet e këtyre subjekeve do të vazhdojnë edhe sikur të arrestohen të gjithë deputetët. Po kërkoj nga policia pse rruga është e bllokuar, duam të shkojmë në zyrat e VV. Ka një bastisjes të zyrave të VV. Situata vazhdon të jetë e tensionuar, por le të shpresojmë që kjo të përfundojë sa më parë. Tri subjektet e kanë bërë të qartë, nëse vazhdojnë me këto marrëveshje atëherë duhet të arrestojnë të gjithë deputetët. Këto marrëveshje nuk kanë përkrahje dhe ne do të insistojmë që këto marrëveshje mos kalojnë. Jemi goditur edhe më shufra gome, duke më përfshirë edhe mua,” është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.