FITORJA

Shpend Ahmeti merr përgjigjen për vendosjen e flamurit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë përgjigje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore.
Në këtë letër, njofton komuna e Prishtinës thuhet:

“Pasi që” kemi pranuar kërkesën Tuaj në lidhje me interpretimet ligjore sa i përket përdorimit të simboleve shtetërore si dhe vendosjes së fotografive të personaliteteve të larta shtetërore, në hapësirat publike të Komunës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Administratës Publike, ju informon si vijon:

Kushtetuta e Republikës se Kosovës përcakton se simbole shtetërore janë: Flamuri, stema dhe himni. Prandaj, të gjitha institucionet shtetërore dhe publike obligohen të përdorin simbolet shtetërore ashtu siç përcaktohet me nenin 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ne rastet kur simbolet shtetërore te vendit nuk respektohen, do te ndërmerren veprimet ligjore sipas Kushtetutës dhe legjislacionit ne” fuqi.

Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore te Kosovës përcakton mënyrën e përdorimit, vendosjen dhe renditjen e simboleve shtetërore.

Eco Higjiena

Në rastin konkret, flamuri shtetëror është i obligueshëm të vendoset në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore dhe publike, prandaj, flamuri dhe stema detyrimisht duhet të vendosen në hyrje të ndërtesës së Komunës.

Sa i përket përdorimit të flamurit shtetëror në mjediset e brendshme, meqenëse Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës, janë organet kryesore të Komunës, flamuri shtetëror duhet të vendoset edhe në mjediset e brendshme, konkretisht, në sallën e Kuvendit të Komunës dhe në zyrën e Kryetarit të Komunës. Flamuri shtetëror mund të vendoset edhe në mjedise tjera të brendshme të zyrave publike dhe në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës.

Sa i përket përdorimit të flamurit Kombëtar, çdo qytetar i Republikës se Kosovës ka të drejtë të përdorë flamujt kombëtarë ashtu siç parashihet me nenin 6 te Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore.

Në rastet kur përdorimi i flamurit nuk është bërë në harmoni me dispozitat ligjore të këtij Ligji, atëherë do të ndërmerren veprimet për të zbatuar dispozitat ndëshkuese dhe sanksionet kundërvajtësve, sipas nenit 17 te ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.