Eko Higjiena

Shpend Ahmeti: Kosova nuk mund të ikë nga krijimi i Asociacionit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Kosova nuk mund të ikë nga krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se Kosovës nuk do t’i hiqen sanksionet, as nuk do të përfitojë fonde pa e krijuar Asociacionin dhe as nuk do të futet në agjendë të KiE.

Ai poashtu ka kritikuar të gjithë politikanët në Kosovë, pasi që sipas tij, as në pozitë as në opozitë nuk ka politikanë.

“Këta çka janë nuk e di për cka qëndrojnë. Vetëvendosje kur unë kam hi edhe me dhjetë veta e ka mbajtë qëndrimin. Nuk është politikan ai që tërë kohën mashtron dhe i fsheh qëndrimet e veta.”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se ditën e fundit Kurti do t’i pranojë krejt si i pranoi tokat e Manastirit të Deçanit.

“Këta njerëz nuk e kqyrin Kosovën, këta vec e kqyrin a mbeten në pushtet. Cka dreqin ndodh nëse i humb një palë zgjedhje?”, tha ai.

Ahmeti foli edhe për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe moszbatimin e zotimeve të dhëna nga qeveritarët.

FITORJA

Ahmeti vlerësoi se nëse Kurti nuk dëshiron të zbatojë maarrëveshjet ndërkombëtare atëherë le ti zhbëjë.

“Ti e ki një marrëveshje ndërkombëtare dy rrugë janë ose e zhbënë në Kuvend ose e zbaton. Në televizione këti thonë nuk e kisha ba e atje shkojnë thonë. Ka marrëveshje ndërkombëtare. Nuk fillon loja kur ti bëhesh kryeministër.”, tha ai.

Ahmeti tha se aleatët ndërkombëtarë nuk po i besojnë më qeverisë, ndonëse hynë “dorëzan” për anëtarësimin në KiE.

“Përkundër faktit që janë pesë shtete mosnjohëse në KiE, përkundër lobimit të Serbisë kanë qenë të gatshëm me shti dorën në zjarr për ty e me thënë Kosova e meriton. Nuk është se është detyrim ndaj Serbisë por Franca, Anglia, Gjermania e SHBA po konsiderojnë që komuniteti serb në Kosovë nuk është i trajtuar sic duhet, leje letrën sa të drejta i kanë. Kur cohesh ti e hjk qirillicën, mos e kqyr prej perspektivës sonë, prej jashtë ai si shtet demokratik që i mbron vlerat përendimore thotë se ne zotohemi për Kosovën sepse ne jemi shtete demokratike dhe e dimë cka do të thotë, ne do të zotohemi që komuniteti serb në Kosovë do të mbrohet sepse ne jemi poashtu hisedarë në këtë projekt. Po du me thënë që është ftyra e tyre në pyetje. Na nuk jemi shtet normal.”, u shpreh ai.

Ahmeti foli edhe për takimin e kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai tha se në një shtet normal ky takim nuk do të ishte temë dite. /ATV

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.