FIDANISHTJA

Shpella e Lakuriqëve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Për hatër të vëllezërve , shokëve edhe miqve –
Po këndoj një këngë për Shpellën e Lakuriqëve !
Shpella e Lakuriqëve , përplot me kujtime –
Gjendet n’ ato male, atje përmbi Shtime !

Po iu tregoi vëllezërve , shokëve edhe miqve –
Se ku ndodhet rruga drejt Shpellës së Lakuriqëve !
Ajo rrugë tash ndodhet në brendi të Shtimes –
Që shërbeu si Spital , n’ Zonë të Nerodimes !

Si Spital Ushtarak , larg malit dhe fushës –
Shërbeu për t’ plagosurit , n’ periudhë të luftës !
Ngjitja te kjo shpellë , është një sfidë gjithë fare –
Është rreth 1000 metra lartësi mbidetare !

Ajo vizitohet nga shumë qytetarë –
Që ia njohin historinë , mirë edhe mbarë !
Përmes vizitave i rikthejnë kujtimet rrëqethëse –
Shpellën , shumë e vizitojnë në shenjë përshëndetëse !

T’ freskët e ka edhe sot , përjetimin Faton Qarri –
Nga luftëtarët e plagosur , që dëshmoi çka banë ushtari !
Faton Qarri u kurua pikërisht në këtë shpellë –
Që këto ngjarje i trajton me kujtim të thellë !

Pavarësisht plagëve të marra , n’ luftëra në këto male –
Që ushtari i plagosur i kujton për herë n’ detale !
Na i rrëfen Nexhat Shahini , kujtimet që nuk ndalen –
Ato rrëfime , ne na bindin – ish pjesëtar i Njësisë Speciale !

HW

Ky i fundit , kujton frikën që iu kishte ngjallë gjatë ndeshjes –
Me një uniformë serbe , mu në hyrje të kësaj shpellës !
Pa harruar momentin e varrosjes së njërit nga të vdekurit –
Në mes tyre kishte edhe shumë nga të plagosurit !…

Qëndrimin e të plagosurve në këtë shpellë mes tokës –
E bëri t’ bindshëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës !
Ramiz Smajli , aso kohe rojë e shpellës kishte qëlluar –
Për të plagosurit , ujë , ushqim, iu kishin dërguar !

Të hyjë brenda shpellës , ta rikthejë n’ kujtesë të shkurtra –
Nxjerrën e ushtarëve të plagosur nga këto luftëra !
Nuk ngurron as Besim Nuha , që ta bëjë këtë nga këto male –
Ky është një tjetër pjesëtar i Njësisë Speciale !

Historinë e Shpellës së Lakuriqëve , nëpër malet tona –
E njohin dhe bjeshkatarët që janë rritë n’ këto zona !
Ngjitjet deri tek kjo shpellë, prej tyre preferohen –
Përjetimet gjatë gjithë luftës , është mirë të mos harrohen !

Sot, Spitali Ushtarak i Nerodimes kreshnike –
Vizitohet vazhdimisht gjatë datave historike !
Pavarësia e Kosovës , me kremtim të vrullshëm –
Për të kujtuar funksionin dhe misionin e dikurshëm !

Gjilan, më 22.02.2020 v. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.