Uji Dea

Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti amerikan, Daniel Serwer, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Ai thotë se nëse do të ishte kosovar do të dëshironte që politikanët të vazhdonin sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë proces para se, siç thotë ai, dera të mbyllet me forcë.

Dera e Kosovës drejt integrimit evropian mund të mbyllet me forcë nëse politikanët kosovarë nuk reagojnë shumë shpejt për t’i përmbushur obligimet e tyre, të cilat tashmë janë caktuar.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” profesori amerikan dhe eksperti i politikave ballkanike, Daniel Serwer.

Serwer ka mbështetur konstatimin e tij mbi atë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave.

Mobi Casa

Më tutje, në intervistën e tij eksperti amerikan ka folur edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë rrafsh ai ka thënë se pret që edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dialogu të vazhdojë.

“Ju bëni paqe me armiqtë tuaj, jo me miqtë tuaj. Në sytë e Beogradit Ramushi është një kriminel. Në sytë e Prishtinës politikanët më të fuqishëm në Beograd janë kriminelë gjithashtu. Të gjithë do të duhej të tejkalojnë këtë”, ka thënë Serwer.

Kurse sa i përket efektit që Gjykata Speciale mund të ketë në skenën politike kosovare ai ka thënë se vendimet e saj do të duhen të respektohen, nga kushdo që është në pushtet në Kosovë. Megjithatë, ka shtuar se në shumë raste do të jetë e vështirë që Gjykata të gjejë llojin e provave të kërkuara për aktakuzat, thjesht për shkak të kohës së kaluar./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.