HW

Shpejtimi shpëton një grua nga sulmi i azilkërkuesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një zëdhënëse e policisë e konfirmon rastin dhe thotë se gruaja ishte e sulmuar me motive seksuale. Zëdhënësja e çmon lartë veprimin e Shpejtimit, duke e quajtur atë akt të vërtetë të guximit qytetar.

Një azilkërkues 18 vjeçar nga Eritrea ka sulmuar një qytetare 25 vjeçare në afërsi të Stacionit kryesor Hekurudhor të Cyrihut, aty ku parkohen taksistët. Si viktimë e një sulmi me motive seksuale, 25 vjeçarja ka reaguar me panik dhe me frikë, gjë që ka nxitur reagimin e taksistit shqiptar që ndodhej në afërsi.

Shpejtim Zhegrova, ky është emri i shpëtimtarit, i alarmuar nga klithmat e gruas ka vrapuar dhe e ka kapur sulmuesin, tranmsmeton albinfo.ch. Atë e ka mbajtur deri në momentin kur ka ardhur policia.

FIDANISHTJA

I prezantuar nga televizioni Tele Zurich, Zhegrova ka thënë se nuk ka hezituar të veprojë dhe pranon se ky përjetim e ka shqetësuar, aq sa atë natë nuk kishte mundur të flinte. Edhe sot, disa ditë më pas, Shpejtimi thotë se nuk e ka përpunuar krejtësisht ngjarjen. «Nuk shihet çdo dite një gjë e tillë», thotë ai.

Ndërkohë edhe një zëdhënëse e policisë e konfirmon rastin. Ajo thotë se gruaja ishte e sulmuar me motive seksuale dhe se ajo ka pësuar lëndime në fytyrë. Zëdhënësja e çmon lartë veprimin e Shpejtimit, duke e quajtur atë akt të vërtetë të guximit qytetar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.