UBT

Shpediterët më nuk mund ta ushtrojnë punën pa licencë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Agjentët doganorë pritet t’i nënshtrohen procesit të licencimit deri në tetor.

Për ta ushtruar punën e tyre, shpediterët i nënshtrohen vetëm një regjistrimi formal në Doganë, ”pa kritere”. Doganat e Kosovës po përgatisin rregulla të reja për afro 500 kompani që merren me shërbime të tilla, shkruan sot Koha Ditore..

Fundamenti

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, ka theksuar se procedura e licencimit do të finalizohet deri në fillim të muajit tetor. Sipas tij ky institucion nuk e ka për qëllim që të vendosë kritere të paarritshme për shpediterët, porse përmes licencimit ta ngrejë nivelin e përgjegjësisë te ta.