RCCOLA

Shpaloset projekti në Preshevë, 100 shtëpi për Luginën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) gjatë një iftari të shtruar sot në Preshevë ka shpalosur projektin gjigant të ndërtimi të 100 shtëpive për familjet skamnore në territorin e Luginës së Preshevës.

Fondi Humanitar-1Para qindra mysafirëve të ftuar në iftarin e sotëm, kryetari i FHKL Xhelal Memeti ka paraqitur projektin tashmë të njohur “Të ndërtojm, të parandalojm, të shpëtojm”, raporton Titulli.

Gjatë këtij prezantimi Memeti ka thënë se një vendim për aksionin në fjalë është marrë pas konsultimeve në kryesinë e Fondit, me qëllim parandalimin e shpërnguljes së popullatës shqiptare nga këto troje.

Memeti u shpreh se përveç ndihmës që presin nga donatorë të Luginës, donacionet më të mëdha janë premtuar nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria.Fondi Humanitar-2

Në këtë drejtim kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa premtoi ndihmën e administratës së kësaj komune në realizimin e projektit.

“Ne jemi të interesuar që përskaj ndërtimit të objektit do të sigurojmë edhe lejet ndërtimore pa pagesë”, u shpreh Mustafa duke potencuar se ndërtimi i 100 shtëpive nuk është një mision i vogël.

Një përkrahje për ndërtimin e 100 shtëpive të skamnorëve të Luginës e dha edhe Ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli. Ai përmes një video mesazhi nga Prishtina tha se iniciativat e tilla do ta kenë përkrahjen e gjerë për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Special për këtë projekt, në darkën e FHKL në Preshevë qëndroi edhe Ambasadori i Zvicrës në Beograd Jean-Daniel Ruch.

“Ju jeni pjesë e Zvicrës, këtë e kam vërejt nga targat e makinave se sa shumë Zvicër ka këtu”, kështu e filloi fjalimin e tij Ambasadori Jean-Daniel Ruch.

Eco Higjiena

Ai përshëndeti iniciativën e Fondit duke thënë se ky rajon ka nevojë për ndihmë, në mënyrë që të përmirësohet situata ekonomike këtu.

“Zvicra përmes programit PROGRES ndanë 2 milion franga në vit për këtë rajon”, tha ambasadori.

“Iniciativa është shumë e guximshme dhe shumë e rëndësishme”, tha para të pranishmëve Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi.

Ai me këtë rast nuk harroi të përmend edhe angazhimin e ndërkombëtarëve, në mesin e të cilave edhe Zvicrën për ndërtimin e mbi 50 shtëpive në Karadakun e Preshevës, gjatë viteve 2001-2003.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, përveç që përshëndeti këtë iniciativë kërkoi edhe angazhimin për hapjen e fabrikave që do të ndihmonin në punësimin e qytetarëve shqiptarë, duke ndikuar njëkohësisht në ndalimin e shpërnguljes së popullatës nga vendbanimet shqiptare të Luginës.

Projekti për ndërtimin e 100 shtëpive, sipas kryetarit të FHKL Xhelal Memeti, do të nisë të realizohet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, deri sa paraprakisht do të shpallet edhe konkursi me kriteret që do të caktohen.

Memeti paralajmëron se për këtë projekt do të bashkëpunojnë me Bashkësitë Lokale dhe se shtëpitë e ndërtuara do të kenë të gjithë hapësirën e nevojshme, pas së cilës edhe do t’i dorëzohen pronarëve.

Ky projekt do të realizohet në vendbanime të ndryshme të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore gjatë periudhës 16 vjeçare sa edhe vepron, ka realizuar një sërë projektesh, si ndihmë familjeve skamnore, viktimave të luftës, bursa për student, dhe projekte tjera me rëndësi për popullatën e Luginës./Titulli.com/