Mobi Casa

Shpalosen 20 zotimet, para ekspertëve gjilanas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një takim të mbajtur sot me ekspertë të fushave të ndryshme, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka shpalosur programin prej 20 zotimesh të qeverisjes së LV-së, për mandatin katër vjeçar.

Sami Kurteshi, foli për të gjitha zotimet e Lëvizjes duke i shtjelluar një për një para ekspertëve dhe mediave nacionale.

FITORJA

Filloi me zotimin e parë, e që është kthimi i dinjitetit të qytetarit nga keqqeverisja përmes fuqizimit të rolit në vendimmarrjen publike, për të vazhduar më tutje me zotimet e tjera si revitalizimin dhe ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare aty ku mungojnë, transparencë për të gjitha veprimet e administratës publike komunale, heqjen e ndërrimit të tretë në shkollat fillore dhe të mesme, shujtat e qumështin për nxënësit e shkollave fillore, rritjen e efiçiencës dhe efikasitetit të administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike e një varg zotimesh të tjera. Këto nuk janë vetëm premtime koti, por zotime të cilat janë të arritshme, konkrete dhe që do të ndihmojnë qytetarët e Gjilanit në jetën e tyre të përditshme.

Kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi, ka theksuar se LV-ja nuk jep premtime të cilat nuk mund t’i mbajë, dhe rrjedhimisht të gjitha zotimet janë të realizueshme me buxhetin e Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.