FITORJA

Shpallja non-grata e spiunes Daria Aslamova, Sveçla: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas shpalljes person i padëshirueshëm të gazetares Daria Aslamova ka thënë se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Sveçla me anë të një reagimi në Twitter është shprehur se kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar policia e Kosovës dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës në veri të vendit.

Ai ka thënë se Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosova”, ka njoftuar Sveçla.

Ai gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.

Uji Dea

“Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme”, ka përfunduar ai.

Aslamova është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të vendit, më 6 gusht.

52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit.

Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.