Fundamenti

Shpallet tenderi për rrugën Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shpallur tenderin për rrugët Dobërqan – Pograxhë dhe Dobërqan – Stublinë rrugë këto që do të lidhin dhe do të ngjallin jetën në këto pjesë kufitare.

Komuna e Gjilanit pasi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe financimi me Ministrinë e Infrastrukturës së fundit ka shpallur tenderin që do të jetë i hapur deri më 3 qershor 2019.

Janë dy rrugë kyçe ajo Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë të cilët në masë të madhe do ta lehtësojnë komunikimin e këtyre fshatrave kufitare.

Hidromorava

Ura që lidhë fshatrat Stublinë e Pograxhë tashmë është e shkatërruar dhe e rrezikshme për kalimtarët. Ajo nuk i plotëson kushtet as minimale për qarkullim dhe lëvizje të veturave.

Ndryshe, edhe Lutfi Haziri edhe Rexhep Kadriu në momentin e nënshkrimit të financimit të këtyre projekteve kanë deklaruar se këto rrugë janë me interes për faktin se janë përgjatë vijës kufitare, derisa rruga e asfaltuar mendohet se mund ta parandalojnë shpërnguljen e popullatës dhe mund ta kthejnë jetën atje./rajonipress/