Fundamenti

Shorti i Ligës së Kombeve, Gjasula: Grup i vështirë, por i kemi mundësitë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve, që përcaktoi Shqipërinë në grupin e dytë të Ligës B, së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i talentuar u shpreh se grupi ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë nuk është i lehtë, teksa parashikon ndeshje të vështira. E megjithatë, Gjasula vlerëson kualitetin që ka Shqipëria, ndërsa thekson se Kombëtarja ka pasur rritje dhe mund të përballet me çdo ekip.

Hidromorava

“Shorti ishte shumë interesant dhe besoj që kemi një grup që nuk është i lehtë, sidomos me Rusinë që e shohim favorite në këtë grup. Dhe besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithsesi ne kemi cilësitë tona dhe kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Polonia ose edhe Rusia, prandaj besoj që i kemi mundësitë. Po të bëjmë paraqitje të mira dhe të kemi pak fat në anën tonë, mund t’ia dalim. Por prapë, është një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar e të përballemi me këto Kombëtare të tjera”- u shpreh për fshf.org Klaus Gjasula. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.