Shoqërohet në polici vitiasi, kanosi me armë zjarri viktimën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në rrugën “Adem Jashari” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën kosovar.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.

UBT

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/