Eko Higjiena

Shoqëria Kulturo – Artistike “Jonuz Ramadani” ka kremtuar 40 vjetorin e themelimit

/ 1 minutë lexim
HW

Viti – Me rastin e 40 vjetorit të themelimit te Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë, sot në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur një koncert kulturor dhe artistik.

Gjatë këtij koncerti kryetari i kësaj shoqërie, Muhamet Maliqi ka ndarë disa mirënjohje për ata të cilët kanë kontribuar për këtë shoqëri, në veçanti edhe për Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani.

United Hospital

Drejtoresha Sylejmani ndër tjerash tha se SHKA “Jonuz Ramadani” ka kontribuar shumë në aspektin kulturo-artistik në Viti dhe atë në kohët më të vështira. “Uroj që kjo shoqëri të vazhdoj të punoj ashtu siç ka punuar deri me tani. Ju më të vërtetë keni kontribuar edhe atëherë kur kontributi në kulturë ka qenë sakrificë por edhe tani kur e keni më lehtë sepse ju e dini se tani keni mbështetjen e kryetarit të komunës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani duke potencuar se mirënjohjen e marrë do ta vendos në suviniret më të çmuara të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.