Fundamenti

Shoqëria civile të jetë pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Xhemaledin Salihu (kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore).

Këto ditë vere është aktualizuar Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe për te është diskutuar në dy takime në Preshevë dhe Bujanoc.

Në Preshevë, takimi u mbajt në lokalet e Partisë Demokratike Shqiptare, ku morën pjesë edhe Partia për Veprim Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës e ndonjë tjetër nga partitë opozitare të Preshevës dhe nuk jam i informuar a mori pjesë edhe shoqëria civili, në realitet ndonjë përfaqësues i organizatave joqeveritare, edhe pse dorën në zemër kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore ishte i ftuar në këtë takim dhe në takimin e Bujanocit, por për shkak të angazhimeve lidhur Konferencën shkencore më 6 e 7 korrik nuk mundi të jetë prezent në këto takime.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë është themeluar më 2006 dhe që nga atëherë nuk funksionoi si dhe sa duhet. Pra, nuk u zgjodh Kryesia e Kuvendit dhe kryetari i tij, i cili do te udhëhiqte më Kuvendin me mandate.

Lajmet e portaleve lokale, në fillim nuk informuan se edhe Alternativa për Ndryshim ishte pjesë e takimit në Preshevë, por pastaj paralajmëruan se mund të jenë pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, së bashku me LR-PDSH-në.

Uji Dea

Kuvendi I Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës duhet të themelohet me Kryesi dhe kryetar të tij, i cili duhet të ketë kompetenca për çështje dhe problem madhore të Luginës së Preshevës, në vazhdën e bisedimeve shqiptare-serbe.

Më 2 qershor 2018, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, në organizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore dhe OJQ Kërko të Drejtën Tënde u mbajt një debat me Organizatat Joqeveritare të komunës së Preshevës, me temë: :”Roli dhe rëndësia e organizatave joqeveritare në komunën e Preshevës”.

Prezenca e numrit të madh të përfaqësuesve të Organizatave Joqeveritare bëri që Debati të jetë i pasur dhe i thukët.

Kështu, pas Debatit u formua grupi punues në hartimin e Konkluzave të Debatit. Grupi hartoi disa konkluza që dolën nga Debati dhe në mesin e tyre ishte edhe: Shoqëria civile, sektori civil apo organizatat joqeveritare kërkojnë të drejtën e saj që të jenë pjesë e organeve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me seli në Bujanoc dhe pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.