Hidromorava

Shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm në dialog

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se ftesa e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për përfshirje të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë, është reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se, varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm. “Ftesa e kryeministrit Mustafa për përfshirje të shoqërisë civile në këtë proces vlerësoj se është një reflektim për qasjen e dialogimit, në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces. Mbetet të shihet më tutje se cilët janë hapat konkretë nga kryeministri dhe modalitetet për ta përfshirë shoqërinë civile në këtë proces. Varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm”, ka deklaruar Kryeziu.

Uji Dea

Ai ka vlerësuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm. “Në mënyrë që të ndihet si i tillë dhe të mos perceptohet si i dëmshëm dhe i rrezikshëm për qytetarë, duhet të intervenohet në transparencë dhe në përfshirje më të gjerë në procesin jo vetëm të konsultimit, por dhe të vendimmarrjes”, është shprehur Kryeziu, duke shtuar se Qeveria, Kuvendi, përfshirë dhe shoqërinë civile, kanë bërë jo mjaftueshëm për ta hapur këtë proces dhe për të ofruar qasje sa më të lehtë për qytetarët gjatë dhe pas vendimeve të dala nga dialogu. “E, për pasojë, ne kemi një qytetari të painformuar rreth vendimeve, zbatimit të vendimeve dhe benifiteve të cilat mund t’i sjellë dialogu për jetën e qytetarëve. Besojmë se jemi në një kohë kur interesi qytetar po rritet për procesin e dialogut, prandaj edhe shoqëria civile dhe aktorët e tjerë, si: Kuvendi, Qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që qytetarët mos ta shohin si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës. Tradicionalisht, gatishmëria e shoqërisë civile për t’u përfshirë në zvogëlimin e hendekut dhe për të hapur këto procese është gjithsesi pozitive”, ka theksuar Kryeziu.

Po ashtu, ai ka thënë se ka dikastere nga shoqëria civile dhe nga Qeveria të cilat kanë bashkëpunim dhe janë të përfshira në aktivitete të përbashkëta por, sipas Kryeziut, kjo nuk është e mjaftueshme për ta reflektuar imputin e shoqërisë civile në vendimet e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.