Uji Dea

Shoqëria civile mbështet Listën preshevare për zgjedhjet parlamentare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Koalicioni i shqiptarëve të luginës”, kështu mban titullin Koalicioni i tri partive politike nga Bujanoci: PVD,PD,LPD, të cilat tashmë kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve për certifikimin e listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ko listë nuk është unike si ajo e para dy vjetëve kur Marrëveshja e 2020-tës, e themeluar në bazë të parimeve të sinkronizuara me shtetin Amë, “si udhërrëfyes dhe garancë afatgjate për qasje të unifikuar, ku të gjitha palët pjesëmarrëse të saj ndjehen të barabarta dhe të motivuara në gjithë këtë proces”.

Partitë politike të Bujanocit shkelën marrëveshjen, duke krijuar edhe një jaz tjetër të përçarjeve brenda partive politikë shqiptare, duke detyruar partitë politike shqiptare në Preshevë të formojnë Listën për zgjedhjet parlamentare edhe atë APN dhe LR.

Uji Dea

Spektri politik shqiptar i Luginës ka vendosur që me dy lista të garojnë në zgjedhjet parlamentare serbe, duke treguar për herë të parë në historinë e këtij rajoni shembullin e keq të mosunitetit në këtë nivel zgjedhor, jo aq të favorshëm karshi situatës së palakmueshme që po mbretëron në vend dhe rajon.

Shoqëria civile e Luginës së Preshevës mbështet Listën preshevare për zgjedhjet parlamentare, për disa arsye: e para se janë në vijë me Marrëveshjen e shtetit Amë, së dyti se Presheva, mjaft ka lëshuar pe për hatër të Bujanocit, qoftë për zgjedhjet parlamentare, qoftë për ato nacionale dhe së treti partitë politike në këtë komunë janë të shantazhuara që ta shkatërrojnë unitetin shqiptar në këto hapësira etnike për qëllime personale, partiake dhe pushtetare.

Shoqëria civile e Luginës së Preshevës, me kohë ua ka tërhequr vërejtjen subjekteve politike, të cilat shkelin marrëveshjet dhe mbjellin përçarje, që të ndalen nga shantazhet dhe obstruksionet të cilat çojnë ujë në mulli të armikut dhe janë një kancer i shoqërisë shqiptare, e cila në këtë rajon kurrë nuk ka qenë kaq e ndarë e përçarë dhe e katandisur si mos më keq, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.