HW

Shoqëria civile kërkon nga partitë politike t’i paraqesin qëndrimet për Termocentralin “Kosova e Re”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Shoqëria civile ka kërkuar nga partitë politike që të shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me kontratën për Termocentralin “Kosova e Re”.

Këto organizata u kanë dërguar letër partive politike, nga ku kanë kërkuar që të dinë qëndrimet lidhur me kontratën të cilën këto organizata e konsiderojnë si barrë të rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Letra e plotë:

Ne, grupi i organizatave të shoqërisë civile (Balkan Green Foundation, Insituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore), ju bëjmë thirrje partive politike/koalicioneve në garë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për projektin TC ‘Kosova e Re’.

Sipas vlerësimeve dhe studimeve tona, projekti ‘Kosova e Re’ do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kontrata në të cilën një operatori privat (Contour Global) i garantohet fitimi dhe i eliminohen rreziqet, i mbulohen të gjitha kostot fillestare dhe i garantohet blerja e produktit pa rezervë për 20 vite rresht, përbën asgjë më shumë sesa vënje e potencialit dhe kapitalit publik në funksion të fitimit të një kompanie private. Kontrata, rrjedhimisht, shkelë Kushtetutën dhe legjislacionin që mbron konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg dhe si e tillë duhet anuluar!

FIDANISHTJA

Ju rikujtojmë se, i gjithë procesi për zhvillimin e këtij projekti është shoqëruar me jo-transparencë, shkelje ligjore dhe ndryshime të kushteve tenderuese në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit të Kosovës nr.03-V-272 të 1 prillit 2010 për aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2009-2018.

Për më tepër, në tetor 2018, Banka Botërore ka tërhequr mbështetjen për ndërtimin e termocentralit të ri me arsyetimin se termocentrali me qymyr ‘Kosova e Re’, nuk mund të garojë me çmimin e energjisë së ripërtërishme.

Contour Global ka vetëm 30% të vlerës së ndërtimit, shumës së përgjithshme prej 1.3 miliardë, ndërsa 70% do t’i sigurojë me kredi. Në qoftëse jetësohet ky projekt, me termet e nënshkruara nga Qeveria në ikje, Kosova përveq që do të sigurojë kompanisë thëngjillin dhe ujin, do t’ia sigurojë një çmim 10 euro për hektar tokë. Ndërsa, kur të përfundojë ndërtimi i termocentralit, shteti i Kosovës, detyrohet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga Contour Global me 80 euro për MË. Për ta bërë këtë, Kosova tanimë ka themeluar kompaninë publike ‘Neë Kosovo Electric Company’ (NKEC), e cila do ta blejë tërë energjinë e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe do t’ia shesë KEDS-it, kompanisë private turke e cila shpërndan energjinë elektrike tek qytetarët e Kosovës.

Kosova dhe qytetarët e saj do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vite për këtë projekt. Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë kontratën për 20 vite. Subvencionimi prej €3.7 miliardë për 20 vite nga buxheti i Kosovës do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, arsim e shëndetësi.

Andaj, në mënyrë që të vlerësohet angazhimi juaj për mbrojtjen e interest publik, kërkojmë të bëni të njohur qëndrimin tuaj ndaj kësaj kontrate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.