RCCOLA

Shoqëria civile kërkon nga komuna që të reflektojë në rastin e Bejtullah Kqikut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se të anashkalohet veprimtaria dhe aktiviteti i madh dhe i jashtëzakonshëm i Bejtullah Kqikut vërtet është e pafalshme. Kërkojmë nga komuna që urgjentisht ta trajtojë rastin e Bejtullah Kqikut, në mënyrë që emri i tij të gjej vendin e merituar në emërimin e ndonjë rruge apo institucioni.

Shaban Terziu nga shoqëria civile është i befasuar për faktin se komuna e Gjilanit akoma se ka parë të udhës që emrin e humanistit Bejtullah Kqiku ta vendos dikund ku i ka hije.

Eco Higjiena

”Bejtullah Kqiku ose Bejta Comerc janë vlera dhe Gjilani identifikohet me emrin dhe punën e tij të madhe e kolosale që ka bërë për shumë familje skamnore, për shumë familje që kishin ikur nga vatrat e luftës, për shumë parti politike, ansamble, klube sportive, TMK-ja e shumë organizata e individ të ndryshëm të cilëve Bejtullah Kqiku ua ofrojë dorën e humanizimit” thotë Terziu.

Terziu thotë se Lutfi Haziri ende ka kohë të reflektojë për ta vendosur aty ku duhet dhe meritueshëm emrin e Bejtullah Kqikut, bile të paktën të një rruge, një lagjeje, një apo institucion komunal.”Bejtullah Kqiku punoj pa hile, punojë me shumë dashuri e sinqeritet duke dhënë gjithçka nga vetja. Bejta është i Gjilanit dhe i Kosovës dhe ne duhet ta nderojmë kontributin e tij”shtoj Terziu./rajonipress/