GRANDEMALL

Shoqëria Civile ka mandat për unifikimin e subjekteve politike për ardhmërinë qytetare të Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Sqipi, ka përsëritur qëndrimet rreth nismës për unifikimin e subjekteve politike shqiptare para dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit për ardhmërinë qytetare të Bujanocit.

Shoqëria Civile ka mandat për unifikimin e subjekteve, çdo përpjekje të subjekteve politike veç e veç për të marrë iniciativë të tillë, nuk do të reflektoj pozitivitet në unitet, të cilin ata nuk e kanë arritur qe 18 vjet. Mungesa e unifikimit të subjekteve politike deri tani ka prodhuar mospajtime, përçarje, ngërç politik dhe ndarje në pozitë dhe opozitë shqiptare.

”Shoqëria Civile” nuk garon për pushtet, kurse partitë politike e kanë me program luftën për pushtet, prandaj nisma e tyre nuk sjell rezultat se secila nga 5 listat zgjedhore kërkon të parin e komunës, prandaj edhe uniteti është i zorshëm dhe i sikletshëm, thekson Koordinatori Nexhmedin Saqipi.

Uji Dea

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara për pushtet lokal, këto të 21 qershorit do të jenë më të komplikuara për shkak pandemisë, pasivizimit të vendbanimeve shqiptare dhe parregullsive të regjistrave të regjistruesve, nuk është komoditeti i elektoratit shqiptarë të sigurojë 30 ulëse në parlamentin lokal si më parë, e aq më pak kur elektorati serb është pozicionuar në 2 lista të përbashkëta.

Si do që të jetë iniciativa e parë për unifikimin e subjekteve politike rrjedh nga Shoqëria Civile, të cilën e mbështesin dhe përkrahin disa subjekte e që pritet ta përkrahin edhe disa tjera, nga se është në interesin e tyre dhe të qytetarëve të cilat presin më shumë nga zgjedhjet e reja, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.