Eko Higjiena

Shoqata “VITIA” nderon me mirënjohje Sokol Halitin e Naim Pirajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve (Gjenevë) të Zvicrës i shprehë, FALËNDERIM, të veçantë kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti si dhe qeverisë komunale, për angazhimin e institucioneve komunale në pritjen dhe organizimin e aktiviteteve të shumta për mërgimtarët e Komunës së Vitisë, të cilët gjatë muajve të verës ishin në pushime në vendlindje.

Angazhimi i institucioneve komunale të Vitisë në ofrimin e shërbimeve të nevojshme administrative për mërgimtarët, organizimi tre ditor i aktiviteteve kulturore e sportive për mërgimtarët, ftesa dhe gatishmëria e institucioneve komunale që edhe mërgimtarët të jenë prezent me rastin e shpalljes qytetare nderi e Vitisë, ish presidenten e Zvicrës Michale Calmy Rey, si dhe mikpritja dhe përkrahja e kryetarit të komunës, z. Haliti për të mbështetur çdo iniciativë të mërgimtarëve, janë vetëm disa nga angazhimet shtesë më me rëndësi, që institucionet komunale kanë ndërmarrë për ne mërgimtarët në çdo kohë, me të cilat na kanë lehtësuar qëndrimin tonë në vendlindje.

Uji Dea

Andaj, me zemër i shprehim FALËNDERIM të veçantë kryetarit të komunës z. Sokol Haliti dhe qeverisë lokale për gjithë atë që bënë për ne, me çka dhanë shembullin më të mirë se me vullnet dhe angazhim arrihet çdo qëllim, dhe mund të ndërtohen shumë ura bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatave të ndryshme të mërgimtarëve, si dhe institucioneve të qyteteve të ndryshme të vendeve perëndimore ku punojnë dhe veprojnë mërgimtarët vitias ka shkruar kryetari i Shoqatës “Vitia”në Gjenevë, Xhavit Islami./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.