17shkurt

Shoqata Sindikale në mbrojtje të ish drejtorit Zejnullah Zejnullahu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shoqata Sindikale e arsimit të mesëm e fillor ka dal në mbrojtje të ish drejtorit Zejnullah Zejnullahu. Sipas kësaj shoqate suspendimi i Zejnullahut nga ana e drejtorit të arsimit Bujar Nevzati është vendim i paligjshëm dhe i motivuar nga konflikti i interesit.

Kryesia e shoqatës sindikale të arsimit fillor e të mesëm që e drejton Abdullah Pireva ka marrë qëndrim që të mbrojë ish drejtorin e gjimnazit Zejnullah Zejnullahu. Në arsyetimin e kësaj shoqate dërguar drejtorisë së arsimit thuhet se suspendimi nga puna i ish drejtorit Zejnullahu është vendim i paligjshëm dhe i motivuar nga konflikti i interesit.

17shkurt

Kryesia e kësaj shoqate ka kërkuar nga drejtoria e arsimit dhe komisioni disiplinor që të vendosin mbi bazën ligjore në mënyrë që Zejnullah Zejnullahu në afatin sa më të shkurtër të kthehet në vendin e tij të punës si drejtor. Shoqata Sindikale në Gjilan gjithashtu ka kërkuar nga drejtoria e arsimit që në komisionin disiplinor të jetë prezent edhe përfaqësuesi sindikal në cilësinë e vëzhguesit.

Kjo shoqatë sindikale në arsyetimin e saj ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi ka analizuar të gjitha informatat e marra nga punëtorët e gjimnazit dhe vet nxënësit e kësaj shkolle si dhe duke u bazuar në hulumtimet e bëra nga aktivistët sindikal./rajonipress/

Mund të ju interesoj: