ARKATANA

Shoqata për trashëgimi e krijimtari kulturore model për Luginën e më gjerë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Xhemaludin Salihu – Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës/SHTKKLP/ me seli në Preshevë, veprimtarinë dhe aktivitetet e saja i shtrin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. SHTKKLP gjatë këtyre tetë viteve në themelim pati një aktivitet dhe veprimtari të bollshme: organizoi disa konferenca shkencore, ekspozita, debate, takime, programe kulturore, artistike, botoi shume libra shkencorë,realizoi disa projekte hulumtuese, organizoi disa akademi përkujtimore e solemne.

Andaj aktivitetet dhe veprimtaria e saj kanë karakter kulturor, arsimor, informativ, hulumtues, studimor, debativ, para së gjithash shkencor.

Shoqata si e tillë, me veprimtari dhe aktivitete, të theksuara më sipër është bërë model për Luginën e Preshevës, në Kosovë e më gjerë. Këtë e thonë shpesh studiuesit jashtë Luginës së Preshevës që marrin pjesë në aktivitetet dhe veprimtarinë e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Andaj SHTKKLP me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja ka tejkaluar kufinjtë lokal, rajonal e kombëtar dhe si e tillë nuk ka shoqe të barabartë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nuk po bënë vetëm aktivitete te bollshme dhe sasiore, por shumë po kujdeset që aktivitetet e saja të kenë edhe cilësi të lartë artistike, shkencore, me çka po dëshmohet edhe në paraqitjet para opinionit lokal, rajonal dhe kombëtar, si rasti i fundit pjesëmarrja e saj me një program kulturo artistik të plotë, me cilësi të larta artistike në Festën e Plisit të Bardhë në Dajt të Tiranës, më 26 gusht 2018.

FIDANISHTJA

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja po bëhet e njohur edhe jashtë kufinjve të Luginës së Preshevës, në Kosovë e gjetiu.

Kështu, para një kohe i erdhi propozimi nga Muzeu i Kosovës që këto dy institucione kulturore të nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi kulturor dhe në mungesë të lokalit dhe mjeteve material, ajo u detyrua që punonjësve të Muzeut të Kosovës t’i propozoj këtë marrëveshjeje bashkëpunimi ta zgjerojnë me Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Kështu filloi një bashkëpunim i ndërsjellët i këtyre dy institucioneve kulturore dhe finalizimi i kësaj është pjesëmarrja e Teatrit të Qytetit në Etno-Fest në Prishtinë.

Pra, SHTKKLP është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse, por përkrah veprimtaria dhe aktivitetet e saja po i tejkalon caqet e një shoqate civile në drejtim të shndërrimit të saj në një Institut për Kulturën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.