RCCOLA

Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore zgjedh organet drejtuese

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetar Kuvendi u zgjodh z.Shpetim Memishi, PhD i shkencave ekonomike, ndërsa kryetar z.Xhemaledin Salihu, profesor.

Në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë mbajti Kuvendi e IV-të të saj, ku ishin të pranishëm afro 35 anëtarë, simpatizantë dhe dashamirë të kësaj shoqate.

Kuvendi e hapi Xhemaledin Salihu, kryetar i deritanishëm dhe në i ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje t’i nderojnë anëtarët dhe kontribuuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, të cilët nuk janë më me të gjallët: Zeqirja Fazliu, ish-kryetar i Kuvendit të Shoqatës, Demush Berisha, Sadete Presheva, Ali Sinani, anëtarë të Këshillit drejtues të kësaj shoqate, Naser Duraku, Ramadan Ramadani, kontabilistë dhe Hajrullah Mustafa, studiues nga Mitrovica.

Në vazhdim Xh. Salihu propozoi Kryesinë e punës të Kuvendit në këtë përbërje: Xhemaledin Salihun, Shpëtim Memishi dhe Xhemaludin Rexhepin. Kuvendi me votim e miratoi këtë përbërje të Kryesisë.

Për të vijuar puna normale e Kuvendit Xhemaledin Salihu propozoi për kryetar Kuvendi Shpëtim Memishin dhe hapi diskutimin. Pas diskutimit dhe disa fjalime lidhur me veprimtarinë e Shpëtim Memishit, propozimin e procesoi për votim. Të gjithë pjesëmarrësit e përkrahën me aklamacion dhe nuk pati kundër dhe të abstenuar.

Pas urimeve, kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit e mori udhëheqjen e Kuvendit dhe me pikën e rendit të ditës propozoi Xhemaledin Salihun, për kryetar të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore edhe për një mandate katërvjeçar.

Të pranishmit në Kuvend unanimisht, të gjithë votuan që i propozuari edhe një herë të rizgjidhet për kryetar të kësaj shoqate. Në votim nuk pati kundër dhe abstenim. Pra, Xhemaledin Salihu u rizgjodh edhe për një mandat kryetar i ardhshëm i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.

Xhemaledin Salihu i falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe tha se së bashku do t’ia dalim edhe me suksese të tjera.

Në vazhdim lexoi një raport të aktiviteteve të organizuara dhe aktivitetet e ardhshme gjatë vitit 2022.

Më pastaj u zgjodh edhe Këshilli drejtues i Shoqatë për Trashëgimi dhe Krijimtari i propozuar nga kryetari i Kuvendit në këtë përbërje:

1.Xhemaledin Salihu, kryetar

Hidromorava

2.Nehat Ramizi, nënkryetar

3.Remzije Rexhepi, sekretare

4.Xhemaledin Rexhepi

5.Agim Arifi

6.Kushtrim Nasufi

7.Limon Kadriu

8.Një anëtare nga Medvegja

9.Sami Agushi

10.Edon Agushi

11.Frashnjit Duraku

Në Kuvend u miratuan edhe disa vendime të organizimit strukturor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.

Pas mbarimit të Kuvendit, Këshilli drejtues në përbërje të re mbajti mbledhjen e parë dhe diskutoi lidhur me organizimin e Konferencës shkencore që duhet të mbahet më 22 e 23 tetor 2022, mbi ndarjen e shpërblimeve në Konferencë dhe disa çështje eventuale.