ARKATANA

Shoqata “Medvegja” nga Zvicëra vazhdon të ndihmojë banorët e Medvegjës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Medvegjë – Shoqata Humanitare “Medvegja” nga Zvicëra dje i ka dhuruar ndihmë financiare në vlerë prej 500 euro z. Ismet Aliut nga fshati Sjarinë i komunës së Medvegjës për blerjen e barnave të nevojshëm për shërim, kemi mësuar nga kryetari i Komisionit Humanitar pranë shoqatës, Hamdi Halimi.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme është firmosur edhe deklarata ndërmjet sh.h. “Medvegja” dhe përfituesit të ndihmës z. Sinan Sinanit nga fshati Tupallë rreth donacionit të dhënë më parë, një lopë në vlerë prej 1.000 euro, donacion ky i cili sipas marrëveshjes mund të shfrytëzohet por jo edhe të tjetërsohet brenda afatit 3 vjeçar.

FIDANISHTJA

Ndër të tjera, kryetari i komisionit humanitar pranë sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra bën të ditur se shoqata do të vazhdojë të financojë transportin e nxënësve në Medvegjë të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjës të punësuar. Bëhet fjalë për 11 nxënës, financimi i së cilëve do të vazhdojë deri në përfundim të vitit rrjedhës shkollor, përfundoi Halimi. (redaksia mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.