RCCOLA

Shoqata Kosovë – Izrael e interesuar për të investuar në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë në Kosovë- Izrael. Ashley David, drejtor për çështje komerciale, ka prezantuar programin e kësaj shoqate ku tha se kjo shoqatë ka selinë në Telaviv, dhe ka më shumë se 120 radiolog, në të gjitha nënspecializimet nga gjitha fushat që kanë të bëjnë me radiologjinë.“Kemi qendra të cilat e bëjnë incizimin e CT-së, mjekësinë nukleare që kemi hapur në vende të ndryshme dhe kemi një qasje të re. Ne jemi duke i shikuar mundësitë që të hapim këso lloj qendrash në rajone të caktuara të cilat kanë nevojë për me i pasur këto pajisje” tha ndër të tjera David.

David, tha se ne kemi ardhur këtu që të shikojmë mundësinë e hapjes së një qendre, ku do të sillen të gjitha pajisjet, do të trajnojmë stafin dhe do të jemi çdo herë këtu prezent për t’iu ndihmuar stafit.

Mobi Casa

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka falënderuar përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë në Kosovë, për vizitën e bërë dhe për prezantimin e programit./rajonipress/