Mobi Casa

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon familjet kamenicase

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Shoqata Humanitare “Bereqti” ka shpërndarë sot në Kamenicë 1.600 kg mish të freskët për familjet me gjendje të rëndë sociale. Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka njoftuar se kjo ndihmë e shoqatës “Bereqeti” është një koordinim institucional i Komunës së Kamenicës, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale dhe Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.

Në një takim të shkurtër para shpërndarjes së kësaj ndihme me zyrtarin e shoqatës “Bereqeti” Imamin Xheladin Fazliu, nënkryetari Matoshi tha “Falënderoj përzemërsisht këtë shoqatë, Imamin Xheladin Fazliu, dhe përmes tij edhe Drejtorin e Shoqatës Fitim Flugaj me të cilin dje u dakorduam që ndihmat e kësaj shoqate shumë të njohur në Kosovë tash e tutje të vijnë edhe në Kamenicë edhe atë në bashkëpunim të plotë me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale. Kamenica për fat jo të mirë ka shumë familje që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje, Komuna po mundohet tu dal në ndihmë këtyre familjeve por jemi të vetëdijshëm se kërkesat janë më të mëdha sesa mundësitë që kemi ne, andaj kjo shoqatë po i mbulon këto nevoja dhe ne mirëpresim edhe shoqata të tjera që kanë qëllim të mirë ashtu siç e ka Shoqata “Bereqeti”. ka thënë nënkryetari Matoshi.

Hidromorava

Edhe Imami Xheladin Fazliu, ka shprehur kënaqësinë që ndodhej në Kamenicë dhe që përmes shoqatës kishte mundësinë e mbështetjes së këtyre familjeve. “Ne si shoqatë kemi bashkëpunim edhe me MPMS-në por edhe me komunat, prandaj tashmë edhe në Kamenicë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që në bashkëpunim me komunën të shpërndajmë ndihma në bazë të mundësive tona” tha Fazliu.

Familjet përfituese janë përzgjedhur nga listat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, dhe janë familje që kanë statusin e asistencës sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.