FITORJA

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon 200 familje jetimësh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shoqata humanitare “Bereqeti”, Dega në Gjilan, e cila aktivitetin e vet e bën në kuadër te Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka filluar të shpërndajë 200 pako ushqimore për familjet me jetimë dhe ata me gjendje të rëndë sociale. Pakoja ushqimore përmbante gjërat më elementare, si: vaj, sheqer, makarona, oriz, kripë, fasule etj tha Agim Hyseni sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

Hyseni tha se këto ndihma ishin donacion nga “Shtëpia e Zekatit” nga Kuvajti, e cila ka ndihmuar me 150 pako, ndërsa 50 pako të tjera ishin nga Bashkësia Islame e Turqisë “Dianeti”. Kjo ndihmë sadopak ua lehtëson përgatitjen e iftarit në Ramazan, andaj ata që morën këtë ndihmë ishin falënderues, raporton rajonipress.

FITORJA

Shoqata Humanitare “Bereqeti” në bashkëpunim me “Shtëpinë e Zekatit” që nga paslufta ka një përkujdesje të vazhdueshme për 200 jetimë të komunës së Gjilanit, të cilët marrin si ndihmë nga 30 euro për çdo muaj. Përveç kësaj, në çdo fillim të vitit shkollor, ndihmohen me nga një çantë dhe material shkollor tha Hyseni.

Në mars të këtij viti, për suksesin e treguar në mësime, katër jetimë: Erik Morina, Leart Kastrati, Gent Isaku dhe Jasin Abazi, janë shpërblyer me një udhëtim për në Kuvajt me koordinatorin Agim Hyseni. Andaj, ky aktivitet i sotëm është vetëm një nga aktivitetet e shumta që bën kjo shoqatë nënvizoi Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.