Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka nda 150 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila vepron ne kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shpërndarë 150 pako ushqimore për familjet me jetimë në komunës e Gjilanit.

Secila pako përbëhej nga gjërat më elementare për ushqim, si miell, sheqer, kripë, qaj, vaj, makarona, fide, hurma oriz, biber etj.

Uji Dea

Vlen të theksohet se donator i këtij kontingjenti të ndihmave është shoqate bamirëse e Kuvajtit e cila që nga paslufta është në përkujdesje të vazhdueshme të fëmijëve jetim , bile një pjesë e tyre marrin edhe një ndihmë mujore prej 30 eurove ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/