Shoqata humanitare “Bereqeti” dhe “Elkos Group” shpërndajnë 100 paketa ushqimore

Gjilan – Në prag të festës së Fitër Bajramit Shoqata humanitare “Bereqeti” ka shpërndarë për skamnoret e komunës së Gjilanit 100 pako ushqimore të përgatitura për festen e Fitër Bajramit.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Sulejman Osmani me këtë rast ka theksuar se këtë aksion po e përfundojmë me sukses duke ofruar nga një pako ushqimore për 100 familje me gjërat elementare për përgatitjen e festës së Bajramit, të cilat kanë ardhur të përgatitura dhe të paketuara nga kompania “Elkos – Group, ETC” Gjilan, raporton rajonipress.
Ai tha se jemi munduar që edhe përgjatë muajit të ramazanit të ndihmojmë ata që kanë kërkuar nga ne ndihmën tonë.
Agim Hyseni koordinator i “Bereqetit“ në Gjilan (sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan) ka falënderuar donatorin e për ketë ndihmë e cila ka qenë shumë e mirëpritur për skamnorët dhe ka shtuar se përveç ndihmave me pako ushqimore që janë rreth 400 familje, janë ndihmuar edhe një numër i konsiderueshëm i skamnorëve me të holla nëpërmjet donatorëve sporadik që kërkonin t`i asistojmë deri në shtëpitë e tyre./rajonipress/