Hidromorava

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ndihmoi 125 familje me jetim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka ndihmuar 125 familje me jetim me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar, si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.

Duhet të theksojmë edhe këtë se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, për jetimët e Komunës së Gjilanit ka një përkujdesje të vazhdueshme që nga paslufta e deri më tani, një pjesë e tyre gëzon edhe një shumë modeste të ndihmës 30 € për çdo muaj.

Uji Dea

Me pako ushqimore u ndihmuan edhe 20 familje të tjera në fshatin Malishevë e ulët duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre për shkak të situatës së krijuar të pandemisë kur lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe për të mos krijuar radhë ku nuk mundë të respektohet distance e kërkuar nga institucionet e vendit.

Aksioni i Bereqetit vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njëjtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/