RCCOLA

Shoqata “Hogoshti” nga diaspora dhuron 500 euro donacion për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Donatorë të ndryshëm si nga diaspora e po ashtu edhe nga vendi kanë ndihmuar Komunën e Kamenicës me donacione si pako ushqimore dhe të holla për familjet me nevojë.

Kryetari Qëndron Kastrati sot ka takuar përfaqësuesit e fshatit Hogosht, Sejdi Latifaj e Faruk Mujaj të cilët dhuruan donacion 500 euro të grumbulluar nga shoqata humanitare “Hogoshti” në diasporë.

“Nga përfaqësuesit e fshatit Hogosht Sejdi Latifaj e Faruk Mujaj, pranuam donacionin me vlerë prej 500 eurosh të grumbulluar nga shoqata humanitare “Hogoshti” në diasporë. Këto mjete do të shpenzohen për nevoja të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe falënderoj shoqatën në fjalë dhe diasporën, për kontributin që po e jep për Kamenicën në këtë kohë pandemike”, ka thënë Kastrati.

RCCOLA

Edhe donatorët Latifaj e Mujaj falënderuan Kastratin për takimin dhe kërkuan që këto para të destinohen tek familjet që kanë më së shumti nevojë. Ata po ashtu gjatë pandemisë kanë shpërndarë pako ushqimore në Hogosht tek familjet në nevojë.

Komuna falënderon të gjithë donatorët si nga vendi dhe diaspora për donacionet e tyre./rajonipress/