Eko Higjiena

Shoqata “Herodoti” kërkon restaurimin dhe ruajtjen e mullirit në Tërnoc

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shumica e mullinjëve, janë në ambient autentik dhe natyror, pranë burimit, lumenjëve të vegjël, gati gjithmonë në natyrë shumë të pasur dhe të bukur.

Në mullinj janë bluar drithrat për të bërë miell për bukë, që ka qenë produkti kryesor dhe ushqimi për popull. Përveç qëllimit të tyre, mullinjtë kanë qenë vende të rëndësishme, ku janë takuar vendasit, për të arritur marrëveshjet dhe vendimet e rëndësishme. Ata kanë pasur rëndësi më të gjerë shoqëror.

Shoqata e historianëve “Herodoti” në një takim të saj diskutoi rreth çështjes së ruajtjes së objekteve të cilat janë të rëndësishëm për banorët e fshatit por edhe të gjith rajonit.

Kryetari i shoqatës Muhamed Jashari me theks të veçant emroi mullirin e fshatit Tërnoc i cili është në gjendje të mjerueshme ndërtimore.Ky mulli sipas fjalëve të Muhamed Jasharit mund të konsiderohet edhe si ndërtesë trashëgimie edhe pse është në pronësi private.

Eco Higjiena

Restaurimi i mullirit me ujë do të ofrojë mundësinë për vizitorë të kenë një vend-pushim gjatë kohës sa dëshirojnë të qëndrojnë në mulli duke patur mundësinë që të blejnë miell misri drejtpërdrejtë nga prodhimi.

Mulliri i restauruar do të ofrojë njohuri për jetën tradicionale duke kombinuar atë me turizëm rural për të ofruar kushte sa më të mira dhe mundësi të shumta për vizitorë që ta shohin traditën e vjetër drejtpërdrejtë dhe të mësojnë nga ajo.

Pra mulliri në dalje të fshatit Tërnoc meriton një restaurim të shpejt dhe për këtë iniciativë shoqata e historianëve “Herodoti” në Bujanoc do të angazhohet që ai të marrë një pamje të meritueshme në Tërnoc.Kuvendi i shoqatës unanimisht miratoi këtë propozim dhe së shpejti do të mirren veprimet materiale-administrative të bazuara në donacione thuhet në njoftimin e Shoqatës së historianëve “Herodoti”./Lugina Press/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.