Fundamenti

Shoqata e të verbërve merr përkrahje institucionale në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në Viti është mbajtur një takim me anëtarët e shoqatës së të verbërve, në kuadër të “Javës ndërkombëtare të Njeriut me shkop të bardh”, ku me këtë rast u fol për rëndësinë e kësaj dite, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen personat e kësaj kategorie.

Bajram Spahiu kryetar i shoqatës së të verbërve në Gjilan, pasi ka folur për rëndësinë e kësaj dite, ka thënë se shënimi i javës ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardh, ka filluar me 15 tetor dhe në vazhdën e këtyre aktiviteteve është edhe takimi i sotëm me anëtarësinë e saj në komunën e Vitisë.

Ai ka përmendur edhe disa nga aktivitetet e realizuara si kursi i teknologjisë informative, kursi i orientimit në hapësirë, si dhe ka përmendur kursin që parashihet të mbahet për komunikim të personave që së fundmi kanë humbur të pamurit.

Uji Dea

Spahiu ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë për mbështetje të organizimit të këtij takimi, por edhe përkrahjen që po i japin shoqatës së të verbërve.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka thënë se janë të përkushtuar që të përkrahin kategoritë me aftësi të kufizuara.

Ai ka theksuar se kjo ditë është e veçantë dhe po mbahet për herë të parë në komunën e Vitisë, që do të vazhdojë shënimi i kësaj jave edhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.