FITORJA

Shoqata e të verbërve kërkon mbështetjen e komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës Rajonale të Verbërve nga të cilët është njoftuar për gjendjen e kësaj kategorie të shoqërisë. E vlerësojmë lart punën tuaj, për të verbërit e Kamenicës të cilët janë të organizuar rreth kësaj shoqate ka thënë Fatmir Matoshi.

“Aprovimi i ligjit për të verbërit e ka lehtësuar sadopak jetën e këtyre qytetarëve” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Uji Dea

Kryetari i shoqatës Bajram Spahiu ka falënderuar komunën për gatishmërinë për t`u takuar dhe për të dëgjuar brengat e të verbërve. “Ne u jemi drejtuar Juve për të ndihmuar shoqatën tonë në funksionimin e saj, kemi shumë anëtarë të regjistruar dhe vetëm nga komunë e Kamenicës janë 75 anëtarë të kësaj shoqate për të cilët ne kujdesemi dhe angazhohemi.Ju lusim ju, kryetarin e komunës dhe kuvendin komunal që të mbështetni këtë shoqatë shpenzimet vjetore të së cilës arrijnë në 21.000 euro duke përfshirë edhe aktivitetet e saj” tha Bajram Spahiu.

Nënkryetari Matoshi i ka siguruar përfaqësuesit e kësaj shoqate se kërkesa e tyre do të shqyrtohet dhe do shikohen mundësitë që komuna e Kamenicës të participoj me ndonjë shumë mjetesh në mbështetje të kësaj kategorie./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.