United Hospital

Shoqata e shkrimtarëve “FENIKS” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) i përmbyll aktivitetet për vitin 2019

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, i përmbyllë aktivitetet e saja të parapara me plan dhe statut të Shoqatës për vitin 2019.

Sipas kryetarit Bilall Maliqi, ky vit që po e lëmë pas ishte i suksesshëm, duke mbajtur orë letrare nëpër shkolla të Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

“Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, pati suksese të mëdha gjatë këtij viti, duke u nisur nga organizimi i orëve letrare nëpër shkolla të Luginës së Preshevës dhe më gjerë në kuadër të Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës”.

Ai më tej nënvizoi sukseset e kësaj Shoqate në shumë dimensione, duke shtuar edhe botimin e librave, përurimin e tyre si në Preshevë e në Bujanoc.

Uji Dea

“Kemi pasur shumë orë letrare, të cilat i kemi filluar me Manifestimin “Flaka e Janarit”, orë letrare dedikuar martirëve të lirisë, duke vazhduar kështu edhe në shkolla të tjera si në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku gjithsejt janë mbajtur 20 orë letrare. Pati edhe 8 botime dhe përurime librash të autorëve nga Lugina, shumica e tyre anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”.

Po ashtu kryetari Maliqi, foli edhe për Manifestimin e madh kulturor “Kultura na bashkon”, që u zhvillua në Preshevë, më 12.10.2019.

“Po, njëri nga Manifestimet kulmore të Shoqatës ka qenë Manifestimi i cili synohet të jetë tradicional “Kultura na bashkon 2019”, në theks të veçantë, tribuna letrare për poeteshën e ndjerë Fehime Selimin, në të cilën morën pjesë poetë nga vise të shumta shqiptare. Në këtë Manifestim, pati tri kumtesa. Me mirënjohje për kontribur, pas vdekjes u nderuar poetesha Fehime Selimi. Me mirënjohje për veprimtari jetësore, u nderua shkrimtari i njohur preshevarë Ramadan Rexhepi, si dhe me mirënjohje për kontribut Qenan Hamdiu, i cili i sponzoroi pesë numra të revistës së vetme letrare “Qëndresa”. Po këtë ditë u ndan katër çmime për poezitë më të mira të lexuara”, nënvizoi Maliqi.

Ai, në fund shtoi se Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), do të vazhdoj me aktivitetet e saja për vitin 2020, kah mesi i muajit janar, dhe se Shoqata “Feniks” është lidere në rajon për nga aktivitetet e zhvilluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.