Uji Dea

Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” nga Lugina uron 21 marsin, ditën botërore të poezisë…

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Të dashur anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të nderuar kolegë krijues anekënd botës shqiptare, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” u uroj 21 Marsin- Ditën Botërore të Poezisë. Të nderuar miq krijues, kjo datë tanimë na zuri në një gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga shumë vende të botës e njëra nga to edhe shteti ku jetojmë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shpallur nga organizata botërore e shëndetësisë, dhe me këtë edhe kanë pushuar të gjitha aktivitetet kulturore dhe letrare.

Kjo pandemi që na ka shpallur “luftë” është tinzare, prandaj duhet të ruhemi në masë të madhe, në mënyrë që ta fitojmë edhe këtë betejë, e më pas të vazhdojmë me aktivitetet tona kulturore e letrare.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, pati aranzhuar dy orë letrare dhe atë në dy shkolla të komunës së Preshevës, si dhe një aktivitet në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, por për shkak të rrethanave më të njohura u anuluan dhe u shtynë për një kohë më të përshtatshme për t’u zhvilluar.

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO, Dita Botërore e Poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Hidromorava

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Edhe pse të bllokuar nga pandemia, ju të respektuar miq, shkruani, lexoni dhe kësaj radhe të vetëizoluar ta festojmë këtë datë me rëndësi për poetët dhe për poezinë në përgjithësi.
Shpresojmë fuqishëm se kjo gjendje në të cilën gjendemi, mos të zgjas shumë, e ne të vazhdojmë me takimet tona, me mbajtje të orëve letrare, manifestimeve të karakterit kulturor, në mënyrë që të ecim drejt sukseseve tona si në planin individual krijues, por edhe në atë kolektiv.

Po ashtu urojmë që në të ardhmen mos të “sulmohemi” nga asnjë pandemi të këtij formati, por të jemi të lirë në jetën tonë normale dhe në kushte të favorshme në secilën fushë të jetës…Gëzuar!

Bilall Maliqi, kryetar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.