FITORJA

Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” i përmbyllë me sukses aktivitetet për vitin 2020

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) edhe përkundër Pandemisë COVID 19, me sukses i përmbylli aktivitetet që i ka me planeprogram dhe me statut. Shoqata “Feniks” filloi aktivitetin e parvjetshëm poetik e letrar “Flaka e Janarit”, në kuadër të së cilës u përurua Monografia e atdhetarit Mark Gashi, i autorit Rahim Azemi me titull “ Mark Gashi, veprimtaria e tij atdhetare dhe arsimore”, për të vazhduar edhe me një orë letrare, e cila ishte pjesë e aktivitetit të Flakës. Të njëjtën ditë u mbajtën edhe dy orë letrare, njëra në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe tjetra në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë.

Aktivitetet vazhduan më “7 mars” për ditën e mësuesit, ku në kuadër të Karvanit të Shkrimtarëve “Feniks” i vizituam katër shkollat shqipe të komunës së Medvegjës, dhe ate: në sh.f. “Banja e Sijarinës”, Sijarinë, sh.f.” Zenel Hajdini” në Tupallë, në sh.f. “Gornja Jabllanica” në Medvegjë dhe në SHMT “Nikolla Teslla “ në Medvegjë.
Aktivitetet pushuan për një kohë të shkurtër. Në mesin e muajit qershor u përurua libri me poezi “Kthehu dallëndyshe” i autorit Elton Mehmeti, ku kishte edhe një orë letrare.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” më 10.10.2020, mbajti edhe Maniferstimin tradicional vjetor “Kultura na bashkon 2020”, projket ky i financuar nga Ministria e Kulturës dhe informimit e Republikës së Serbisë me tribunën letrare” Letërsia e Luginës dje dhe sot” ku me kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari Hysen Këqiku dhe poeti Arsim Halili.

Ky Manifestim kishte jehonë të madhe, pasiqë në të morën pjesë dhe lexuan poetë nga të gjitha trojet shqiptare. Ora letrare ishte e karakterit garues, përmes konkursit letrar, ku juria profesionale: Nexhat Rexha (kryetar), Selajdin Shabani (anëtar) dhe Arsim Halili (anëtar), pasiqë i lexuan më shumë se 48 krijime poetike vendosën për këto çmime:
Çmimi i parë, poeteshës nga Kukësi, Vera Istrefaj;
Çmimi i dytë poetit nga Gjilani, Hysen Këqiku;
Çmimi i tretë poetit nga Kumanova, Sevdail Demiri;
Çmimi special, poetit nga Presheva, Mexhid Mehmeti.

Pas këtij Manifestimi të madh poetik, Karvani i Shkrimtarëve të Luginës vazhdoi rrugëtimin e tij në shkolla të komunës së Bujanocit dhe ate në sh.f. “ Ali Bektashi” në Naslacë, në sh.f. “Sami Frashëri” në Lluçan, në sh.f.” Muharrem Kadriu” në Tërrnoc dhe në Lagjen e Strukarëve në Tërrnoc.

Më 23.10.2020, Karvani vizitoi edhe SHMT “Presheva” në Preshevë, ku mbajti orë letrare me nxënësit e drejtimit të medicinës.

ARKATANA

Më 04.11.2020 u përurua libri me poezi “Monolog i dhembjes” i poetes Valbona Hasani, në objektin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit-Dega në Preshevë. Pjesë e përurimit ishte edhe ora letrare ku poetët lexuan poezitë e tyre.

Më 28 nëntor 2020, u mbajt Manifestim i veçantë letrar “Nëntorët e lavdisë” me tribunën historike “Dy Nëntorët e Lavdisë”, ku me kumtesën e tij u paraqit, Mr.sc. Reshat Neziri, me titull “ROLI DHE RËNDËSIA E POLITIKËS DHE DIPLOMACISË SHQIPTARE NË REALIZIMIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”.
Në konkursin e hapur letrar i cili ishte pjesë e këtij Manifestimi konkurruan më shumë se 20 poetë. Juria profesionale e përbërë nga : Hysen Këqiku (kryetar), Reshap Abazi (anëtar) dhe Sevdail Hyseni (anëtar), u përcaktuan për dy çmime letrare dhe ate:
Çmimi i parë i takoi poetes Jalldëze Kasumi, ndërsa çmimi inkurajues poetes Marigona Fejzullahu.
Ky manifestim u mbështet nga komuna e Preshevës me projektin e bërë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.

Krahas katër botimeve me poezi të anëtarëve të Shoqatës “Feniks” të botuara këtë vit, është botuar edhe numri i 10, jubilar i revistës “Qëndresa” e vetme letrare në nivel të Luginës së Preshevës.

Falënderime…

E falënderojmë Ministrinë e Kulturës dhe të Informimit të Republikës së Serbisë për projektin “Kultura na bashkon 2020”;
Komunën e Preshevës, për projektin “Nëntorët e lavdisë”
Dhe donatorin e revistës së vetme letrare në Luginë të Preshevës (Qëndresa), humanistin dhe atdhetarin e madh, z. Qenan Hamdiu Vlora…
Me këtë rast falënderoj të githë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, të cilët dhanë kontributin e tyre të pakursyer për zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të kulturës letrare të këtij nënqielli që flet shqip.
Me këtë themi se me aktivitetet e zhvilluara edhe në këtë kohë Pandemie, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) mbetet Shoqatë lidere në Kosovë Lindore me aktivitetet e saj…

Bilall Maliqi, kryetar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.