Fundamenti

Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare dhe Kolegji Universum zotohen për bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare dhe Kolegji Universum, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për projektet e përbashkëta.

Tahir Shabani, kryetar i shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare ka thënë se në bazë të këtij memorandumi këto dy institucione janë pajtuar në krijimin e hapësirave për bashkëpunim në shkëmbimin kulturor dhe akademik. “Qëllimi i këtij memorandum është të krijoj hapësira për bashkëpunim në fushat e shkëmbimit kulturor dhe akademik, duke Ju mundësuar kështu studentëve dhe studiuesve nga Kosova të përfitojnë nga programet e ndryshme të universiteteve franceze dhe zvicerane, si dhe ofrimin e mundësisë për studiues nga këto shtete të ligjërojnë në Universum dhe në këtë mënyrë, të njohin shumë më afër Kosovën” , ka thënë Shabani.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare në fushë veprimtarinë e vet ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore arsimore të popullit shqiptar në vendet frankofone dhe në këtë drejtim intensifikuar aktivitetet që të krijoj sa më shumë hapësira për studentet shqiptar që ata të kenë mundësi studimi në vendet frankofone.

Gjithashtu kjo shoqatë angazhohet që përvojat e vendeve perëndimore t`i promovoj edhe në Universitetet dhe Kolegjet këtu në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.