HW

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, me kryesi të re

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri.

Të dielën në Avenches u mbajt kuvendi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Temë qendrore e punimeve ishte zgjedhja e kryesisë së re të këtij organizmi pastaj “leksikoni i krijuesve shqiptarë në Zvicër” si dhe tema të tjera organizative që për qëllim kanë avancimin sa më të mirë shoqatës, dhe punës në fushën e kulturës që bën ajo.

Në fillim u zhvillua një debat i gjerë e konstruktiv lidhur me projektin e “Leksikonit” të SHKSHZ-së, tashmë të bërë publik. Mjaft autorë shfaqën një numër të konsiderueshëm vërejtjesh me punën e kryesisë së deritashme dhe zhvillimin e shoqatës në përgjithësi, si dhe lidhur me mënyrën e konceptimit të projektit “leksikon”, pastaj me format se si është vendosur të krijohet një libër i tillë etj.

E dhëna se konceptuesit e këtij lloj “leksikoni”, kanë qenë një pjesë e ngushtë e kryesisë së kaluar, e posaçërisht mosprezantimi i asnjë lloj koncepti për hartimin e projektit në fjalë, mungesa e shpjegimeve dhe praktikave të njohura për këta lloj librash, moskrijimi i një këshilli botues i cili do të përcaktonte kriteret mbi ç’bazë do të punohej, dhe posaçërisht ngatërrimi mes asaj çfarë quhet leksikon e çfarë antologji, nga ana e njerëzve që ishin marrë me atë që ata e kishin emërtuar “Leksikon të Krijuesve Shqiptarë në Zvicër”, ngjalli një reaksion të shkrimtarëve e artistëve si Shaip Beqiri, Skender dhe Elida Buçpapaj, Bujar Salihu, Adem Dërmaku e ndonjë tjetër.

UBT

Ata kërkuan që të formohet një këshill botues lidhur me projektin e “Leksikonit”, dhe projektet e tjera që planifikohen në të ardhmen.

Ndër të tjera u tha që si praktikë, së pari duhet të studiohet mirë çdo projekt, të vendosen kriteret profesionale, dhe të hartohet strategjia e punës për çdo projekt.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.