UBT

Shoqata e bizneseve në Artanë gjen përkrahje nga Bajrush Ymeri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri ka pritur të hënën në një takim përfaqësuesit e dy bizneseve Ahmet Govori, dhe Zvesdan Vasiq, dhe Korrespondenten Lokale nga ECMI-ja Vesna Staiq.

Nga ky takim përfaqësuesit e këtyre bizneseve kanë kërkuar mbështetjen e Ymerit për formimin e shoqatës së bizneseve në Novobërdë.

Përfaqësuesit e bizneseve e kanë njoftuar Ymerin për formimin dhe zhvillimet e kësaj shoqate e cila do të hapet dhe përkrahet nga ECMI-ja.

Uji Dea

Bizneset kanë kërkuar përkrahjen edhe të komunës në të ardhmen për aktivitetet e kësaj shoqate.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri ofroi përkrahjen e tij dhe tha se ne si komunë do t`i përkrahim aktivitetet e ardhshme të kësaj Shoqate duke ju uruar atyre suksese në punën e tyre në të ardhmen./rajonipress/