Mobi Casa

Shoqata e auto taksive “Taxi” në Viti nderon Halitin me mirënjohje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin që pronarëve të auto taksive të ju ofroj kushte më të mira për punë, shot Shoqata e auto transportuesve “Taxi” në Viti, ka nderuar me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Halitin.

Sylejman Azemi në emër të auto-taksive të Vitisë, ka shprehur falënderime kryetarit Haliti për projektet që janë realizuar dhe kanë pasur për qëllim rregullimin e parkingjeve. “Është bërë një punë e madhe me rregullimin e parkingjeve për taksitë, pasi që dihet se për vite të tëra jemi ballafaquar me problemin e hapësirës.

Kryetari Haliti na ka ofruar kushte shumë të mira për të ushtruar veprimtarinë tonë dhe për këtë ne i jemi mirënjohës”, ka theksuar Azemi.

Mobi Casa

Po ashtu edhe njëri ndër taksistët më të vjetër në Viti Musli Ahmeti, ka shprehur falënderim për këtë që kanë bërë institucionet për auto-taksitë, pasi që kanë pasur nevojë për një mbështetje institucionale.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ai në vazhdimësi ka qenë dhe do mbetet i përkushtuar që të ofroj kushte më të mira si për auto-taksitë, po ashtu edhe bizneset dhe gjitha kategoritë tjera, në mënyrë që të kenë mundësi për ofrim sa më të mirë e cilësor për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.