UBT

Shoqata “Busavata” nga Zvicra i dhuron dy shtretër QKMF’së në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Shoqata e bashkatdhetarëve nga Zvicra “Busavata”, përmes klubit rotarian Gjilani, i ka dhuruar dy shtretër për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Gjilan.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës e ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen sikurse edhe klubin e rotarianëve për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të komunitetit.

“Unë i falënderoj, po ashtu, edhe mjekët e infermierët për punën e madhe që kanë bërë në këtë kohë pandemie”, tha Haziri.

Fundamenti

Gëzim Kllokoqi, president i klubit rotarian Gjilani, tha se shpreson që në këtë kohë pandemie këta dy shtretër do t’iu shërbejnë pacientëve të kësaj komune.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë falënderuar donatorët për këta dy shtretër, të cilët kanë qenë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve aty./rajonipress/