Mobi Casa

Shoqata “17 shkurti.ch” me aksion masiv për pastrimin e ambientit në fshatin Dobërçan

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – “Çka pengon në shtëpi, pengon edhe në rrugë” ishte moto e këtij aksioni në fshatin Dobërçan.

Shoqata 17 shkurti.ch me përkrahjen e shkollës së fshatit, përfaqësuesve të partive politike, xhematin e dy xhamive të fshatit, shoqërisë civile dhe klubit/shkollës së futbollit Studenti, të dielën duke filluar nga ora 10:00 ka organizuar aksion për pastrimin e ambientit të fshatit.

Aksioni është mbështet edhe me vendosjen e pllakatave të njohura për fshatin me mbishkrimin “Çka pengon në shtëpi, pengon edhe në rrugë”.

Uji Dea

Aksioni ishte vazhdim i aktiviteteve të mëparshme në kuadër të fushatës ” Ta Pastrojmë Kosovën”.

Shoqata 17 shkurti.ch falënderon gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni thuhet në njoftimin e Agron Zahirit./rajonipress/