Eko Higjiena

Sholtes: Kosova e meriton lëvizjen pa viza, votimi në Këshill është vendimtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes është shprehur i lumtur me vendimin e Komitetit LIBE ku u votua pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes është shprehur i lumtur me vendimin e Komitetit LIBE ku u votua pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sholtes në rrjetin social twitter ka shkruar se votimi i sotëm është vetëm një hap përpara drejtë lëvizjes së lirë për Kosovën.

Ai është shprehur optimist se kosovarët do të lëvizin shumë shpejt lirshëm.

“Urime për qytetarët e Kosovës. Jam i kënaqur me vendimin e sotëm të LIBE që tregon qartë vullnetin politik për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt heqjes së vizave. Rezultati i sotëm është vetëm një hap përpara drejt lëvizjes së lirë. Ky është një nga parimet themelore të BE-së. Shpresoj që udhëtimi pa viza të bëhet shpejt realitet. Disa hapa të rëndësishëm janë përpara nesh. Mandati duhet të konfirmohet në Parlament dhe Këshill”, ka shkruar Sholtes.

Eco Higjiena

Tutje ai ka vlerësuar se votimi vendimtar për Kosovën do të jetë në Këshillin e BE-së.

“Votimi venditmar do të jetë në Këshill. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejta të njëtja sit ë tjerët, dhe të lëvizin lirshëm”, ka shkruar tutje Sholtes.

Ndryshe Komiteti LIBE sot voti pro liberalizmit të vizave për Kosovën me 30 vota pro.l.n.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.