ARKATANA

Sholtes: BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta dhe t’ia heq Kosovës regjimin e vizave

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Deklarimet e BE-së se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi do të jetë kushti i fundit për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk doli të jetë i vërtetë. Këtë e ka konfirmuar të hënën, gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, i cili tha se kosovarët nuk do të lëvizin pa viza deri në vitin 2020, shkruan Gazeta Express.

Por ndryshe nga komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimin e vet dhe të liberalizojë vizat për kosovarët, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet për këtë.

“BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta dhe t’ia heq Kosovës regjimin e vizave sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Sholtes në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

I pyetur nëse shtyrja e vazhdueshme e liberalizimit të vizave mund të nxisë kosovarët për të kërkuar rrugë alternative për t’u larguar nga Kosova shkaku i gjendjes sociale, ekonomik e politike, Sholtes thotë së Këshilli i Evropës duhet të nënkuptojë se cilat do të jenë pasojat e qëndrimeve të tilla.

“Duhet të theksojmë se Këshilli Evropian duhet ta ketë parasysh se çfarë nënkupton për Kosovën vonesa e liberalizimit të vizave dhe cilat do të jenë pasojat e këtij qëndrimi”, ka shtuar zyrtari i lartë evropian.

Soltes thotë se e kupton plotësisht frustrimin e Kosovës karshi bllokadave që po i bëhen, megjithatë thotë se nuk do të duhej të merreshin masa radikale (nuk e ka qartësuar nëse e ka fjalën për taksën prej 100 për qind ), me qëllim të normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Unë e kuptoj plotësisht reagimin e Kosovës ndaj disa bllokadave që kanë ndodhur kohëve të fundit, por do të duhej të merreshin më pak masa radikale për hir të normalizimit të marrëdhënieve. Reagimi i Kosovës është i kuptueshëm, por njëkohësisht edhe i padrejtë. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian po e shtyn vendimin për liberalizim të vizave”, ka thënë Soltes për Gazetën Express.

Fundamenti

Ai edhe një herë ka bërë thirrje për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është rruga e vetme për normalizimin e situatës në rajon.

“Duhet ta bëjmë të qartë se marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon kanë rëndësi jetike, prandaj palët e përfshira duhet të përpiqen që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta vazhdojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mënyra e vetme për arritjen e një zgjidhjeje paqësore, e cila sjell përparim dhe e përmirëson situatën në rajon”, ka përfunduar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Aktualisht raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë acaruar jashtëzakonisht shumë pas vendimit të Qeverisë për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

Kjo taksë ka bërë që edhe komisoneri Hahn të vijë në Kosovë, na ku kërkoi heqjen e taksës, e për liberalizimin e vizave si kohë optimale e ka konsideruar vitin 2020.

Një qëndrim i tillë nuk është pritur mirë as nga faktori politik në vend. Dje nga pasditja deri në orët e vona të natës është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e thirurr nga opozita, për çështjen e vizave dhe dështimin e Kosovës në këtë proces.

E për çështjen e liberalizimit të vizave, 22 eurodeputetë i kanë drejtuar një letër Donald Tuskut dhe përfaqësuesit të përhershëm të Austrisë, Nikolas Marschik që të liberalizojnë vizat për Republikën e Kosovës pa vonesa të tjera./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.